Meditimi Transcendental

Shtimi i dobive të praktikimit të
Meditimit Transcendental
dhe përshpejtimi i rritjes së
vetëdijes në gjendje më të larta

Të dashur praktikues të Meditimit Transcendental,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në datat 20-22 shtator do të zhvillohet kursi i rezidencës me pjesëmarrjen e ekspertëve Vedikë të Maharishit, të ardhur posaçërisht nga India për t’ju mësuar Teknikat e Avancuara të Meditimit Transcendental.

Maharishi Mahesh Yogi

Maharishi, zbuluesi i Meditimit Transcendental ka thënë për këto teknika: “Këto programe të avancuara janë çelësi i artë drejt përjetimit të potencialit të plotë të jetës në gjendje më të larta të vetëdijes-ndriçimit për të pasur shëndet, lumturi dhe plotësim të dëshirave.”

Teknika e Meditimit Transcendental dhe programet e tij të avancuara e kanë burimin në traditën më të lashtë të dijes në tokë –Tradita Vedike e Indisë së Lashtë. Maharishi u kujdes që këto teknika dhe programe të avancuara, t’ia paraqiste botës në formën e tyre origjinale.

Për këto programe të avancuara, Maharishi zgjodhi ekspertët vedikë më me eksperiencë në fushat përkatëse duke u mundësuar trajnime shtesë dhe njohuri specifike.

Ndihemi me fat që këta ekspertë të kualifikuar do vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën për t’ju ofruar atyre programe të avancuara për të nxitur zhvillimin e vetëdijes humane.

Teknikat e Avancuara të Meditimit Transcendental

"Qëllimi i këtyre teknikave të avancuara është të nxis përvojën e gjithsecilit në nivel më të lartë. Teknika e Avancuar është si plehu: Plehu siguron frute më të mirë në çdo pemë."
- Maharishi Mahesh Yogi

Cfarë janë Teknikat e Avancuara?
Teknikat e Avancuara te Meditimit Transcendental rrisin dhe zgjerojnë përfitimet e praktikës ditore të meditimit duke nxitur rritjen drejt ndriçimit.
Përmes praktikës së rregullt të meditimit, mendja familjarizohet me përvojën e “vetëdijes së pastër”, gjendja më e thjeshtë dhe më e pastër nga ku rrjedhin mendimet tona.
Përmes këtyre Teknikave të Avancuara, ne thellojmë eksperiencën e vetëdijes së pastër dhe rrisim aftësinë për të arritur nivele më të larta të mendimit, për të zhvilluar aftësitë perceptuese ndërkohë që familjarizohemi më shumë me eksperiencën e vetes tonë, Unit. Sa më shumë të mësohemi me përvojën e fushës së pastër të vetëdijes, mendimet dhe veprimet tona bëhen spontanisht më efektive dhe më të fuqishme duke sjellë përmbushjen e dëshirave në jetën e përditshme.

Kush mund të mësojë teknikat e avancuara?
Të gjithë ata që kanë praktikuar MT-në ose një Teknikë të Avancuar rregullisht për dy muaj minimumi, mund të aplikojë për instruksione të një teknike të avancuar. Diferenca kohore e rekomanduar për një praktikë të rregullt midis një Teknike të Avancuar dhe teknikës pasardhëse është katër muaj, por dy muaj janë mjaftueshëm në qoftë se ecuria e praktikës është pozitive. Në qoftë se keni ndonjë pyetje, ju lutem të aplikoni gjithsesi dhe Mësuesi i Teknikës së Meditimit do t’ju këshillojë se çfarë është e përshtatshme për ju në hapin tjetër.

Para-kërkesa për programin e MT-Sidhi përfshirë Yogic Flying
Plotësimi i serive të katër teknikave të avancuara është një para-kërkesë për të mësuar Programin MT-Sidhi, por edhe në qoftë se ju nuk keni për synim të mësoni programin MT-Sidhi, Teknika e Avancuara do të përmirësojë evolucionin tuaj. Që me praktikën e parë, do të ketë një efekt në meditimin dhe aktivitetin tuaj për gjithë jetën.

Cila është struktura e kursit?
Kursi i teknikave të meditimit përfshin takime përgatitore dhe orientuese, udhëzime personale dhe verifikim të eksperiencës.
Kursi i rezidencës së MT-së do të zhvillohet në 20-22 shtator 2013 në Hotel Dajti Park, në malin e Dajtit dhe rekomandohet të marrin pjesë të gjithë ata që duan të mësojnë Teknikën e Avancuar.
Edhe në qoftë se nuk jeni të pranishëm për fundjavën e plotë, mund të vini vetëm për hapa të ndryshëm të Teknikës së Avancuar.

Tarifat e kursit
Kini kujdes: Programi i Avancuar është me pagesë. Ekspertët Vedike të Maharishit që mësojnë këto programe vijnë nga jashtë. Si rrjedhim, një pjesë e pagesës shkon në mbështetje të iniciativës për të krijuar paqen në botë përmes aplikimit të programeve të Maharishit.

Tarifat e Teknikës së Avancuar të Meditimit Transcendental për Shqipëri
• 90 euro - tarifa standarde
• 135 euro - për çiftet e martuara
• 60 euro - për studentët me kohë të plotë
(Vaktet dhe akomodimi nuk janë të përfshira në këtë tarifë.)

Për informacione në lidhje me shlyerjen e tarifës, na kontaktoni në: meditimialbania@gmail.com ose tel: 069 224 8900 Ervin Bido.
Pagesën për Teknikën e Avancuar mund ta bëni në llogarinë bankare të Ervin Bidos: Raiffeisen Bank JSC, kodi i llogarisë rrjedhëse: SGSBALTX, llogaria: Ervin Bido, numri i llogarisë: 0040452996.

Axhenda e mësimit të Teknikës së Avancuar
Ju informojmë se Z. Palala dhe zonja e tij, ekspertë Vedikë të Maharishit do të vijnë në Shqipëri dhe do të ofrojnë teknikat e avancuara në këto data:

Tiranë, 20-22 shtator
Do të jenë dy grupe, ata që do të ndjekin në fundjavë kursin e rezidencës në Hotel Dajti Park dhe ata që do të vinë në Hotel vetëm për të mësuar Teknikën e Avancuar.
• Të dyja grupet takimin e parë do ta kenë ditën e premte, 20 shtator, ora 18:00 në Hotel Dajti Park: takimi përgatitor dhe orientues
Takimi i dytë dhe i tretë do të jenë:
E shtunë, 21 shtator, ora 17:00, në Hotel Dajti Park: udhëzime personale
E dielë, 22 shtator, ora 10:00, në Hotel Dajti Park: verifikim i eksperiencës
Për ata që do të ndjekin kursin e rezidencës, këto takime do të futen në programin e tyre ditor. Për ata që do të vijnë në Hotel vetëm për Teknikën e Avancuar, kërkohet që të paraqiten të paktën 15 minuta përpara se të filloj mbledhja.
-> Data e fundit për aplikim është 19 shtator. Ju lutem regjistrohuni duke plotësuar formularin e aplikimit (apo duke dërguar email në meditimialbania@gmail.com).



Kursi rezident i Meditimi Transcendental

Kursit resident të MT
Disa nga pjesëmarrësit e kursit rezident të MT-së në Shëngjin, Shqipëri, në fillim të Qershorit 2013

Është i mirëpritur çdokush i çfarëdo eksperience të vijë dhe të përfitojë nga ky kurs thellësisht pushues dhe çlirues i stresit. Takoni meditues të tjerë në një mjedis relaksues dhe ZBULONI LUMTURINË TUAJ TË BRËNDSHME.

Kursi konsiston në:
• Meditim shtesë shoqëruar me ushtrime të Yoga Asana dhe teknika të frymëmarrjes (Pranayama), praktikim në grup;
• Takime rreth njohurive intuitive;
• Vakte të shijshme vegjetarianë;
• Shijoni shoqërinë e personave që ndajnë të njëjtin interes me ju;
• Pushoni, pushoni, pushoni.

Yoga Asana

Orari
Duke filluar nga dita e premte, 20 shtator ne orën 16:00 deri të dielën në orën 16:00.

Vendi i mbajtjes së kursit
Hotel Dajti Park, në malet sipër Tiranës (www.dajtipark.com)

Tarifat e akomodimit
• Dhomë dyshe: 29 euro për person/nata
• Dhomë njëshe: 38 euro për person/nata
Teknika e Avancuar nuk është e përfshirë në çmim.

Regjistrimi
Ju lutem regjistrohuni në emailin meditimialbania@gmail.com

Çfarë thonë praktikuesit e Teknikës së Avancuar
“Çuditërisht mirë! Teknika e Avancuar ka ndikuar pozitivisht në meditimin tim ditor dhe gjatë ditës.”

“Kam përjetuar një qetësi më të thellë. Meditimi im është bërë më i lumtur, më i shtruar dhe ndiej më shumë energji pas meditimit.”

“Që nga meditimi im i parë duke përdorur Teknikën e Avancuar, ndjeja sikur po kaloja në nivele më të thella të paqes. Perceptimet janë më të qarta, më shumë intuitë, më shumë pranim dhe më shumë dashuri. Jam një pjesëmarrës më i ditur në lojën e jetës.”

“Ndjej se çdo teknikë ka shtuar një shtresë më shumë në qartësinë dhe në thellësinë e eksperiencës time, si gjatë meditimit ashtu dhe jashtë tij. Ndihem më i lidhur me gjithçka përreth meje.”

“Isha shumë e dhënë pas praktikës së MT-së duke shijuar transhendimin si një përvojë rritje të lumturisë, relaksit dhe rivitalitetit, por me Teknikën e Avancuar, eksperienca ime arriti një nivel më të lartë të qetësisë dhe paqes. Është fantastike të dish që këto përfitime do të zgjasin dhe do të rriten gjatë gjithë jetës.”

Ne ju përgëzojmë që keni mësuar teknikën e MT-së dhe ju ftojmë të përfitoni nga teknikat pasardhëse për të çliruar potencialin tuaj të plotë.

Ju urojmë gjithë të mirat!

Raja Felix Kägi, Drejtor për Zvicrën dhe Europën Juglindore
Ana Filipovska, Mësuese e Meditimit Transcendental
Mladen Juricev, Mësues i Meditimit Transcendental
Vladimir Radujkoviç, Mësues i Meditimit Transcendental


Jai Guru Dev

© 2012 Global Country of World Peace